Shkopinj dhe zjarr në Greqi, luftë mes banorëve dhe policisë për emigrantët (FOTO)

Mbi 60 vetë u plagosën, në përleshjet me protestuesit në ishujt grekë Lesbos dhe Kios, të cilët kundërshtojnë planet për ndërtimin e kampeve të reja për emigrantët.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje për qetësi, ndërsa do të takojë autoritetet lokale për të diskutuar rreth krizës.

Autoritetet në Athinë u zotuan se do të ndërtojnë qendra të reja për emigrantët në Lesbos, Samos, Kios, Leros dhe Kos.

Të pesë ishujt shtrihen në brigjet e Turqisë, nga ku mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme nisen drejt Evropës. Banorët lokalë të ishujve kundërshtojnë ndërtimin e qendrave të reja për emigrantët.

Pas disa javësh bisedime midis qeverisë dhe banorëve lokalë, qeveria ka dërguar fshehurazi makineri ndërtimi dhe qindra policë në Lesbos dhe Kios. Protestat kanë shpërthyer që të martën. Në ishujt grekë aktualisht ndodhen mbi 42000 emigrantë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.