SHBA nuk e pranon propozimin e Kurtit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e pranojnë vendimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka refuzuar propozimet e Kurtit për heqjen e taksës, raporton Gazeta Express.

Këtë propozim të kreut të qeverisë kosovare e ka refuzuar edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien.

Para se të vinte reagimi nga Uashingtoni, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA-në”, tha Hoti duke shtuar “Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

Kurti vendosi ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars.

E nëse Serbia ndalon fushatën jomiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri tha se nëse Serbia nuk reflekton, nga 1 prilli do të nisë implementimi gradual i reciprocitetit

Hoti i bëri një paralajmërim të qartë kreut të LVV-së. “A mundë të qeverisësh suksesshëm një qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve? Në një qeveri të tillë LDK nuk rrin. LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte. Një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës. LDK-ja nuk ka asnjë interes në qeveri e cila e izolon veten”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.