Rritet rreziku nga koronavirusi, shtohen shqetësimet për autoritetet shqiptare

Autoritete shqiptare do të duhet që të jenë më të kujdesshme për të shmangur përhapje të koronavirusit në Shqipëri, pasi në vendet fqinje ka pasur të infektuar.

Ndërsa lëvizjet ndërkufitare janë të shumta si me Greqinë, ashtu me Maqedoninë e Veriut, e po ashtu edhe me Italinë, në Shqipëri, si edhe në Kosovë deri më tani nuk ka të sëmurë me koronavorus.

Autoritete shqiptare, por edhe ato kosovare po monitorojnë me kujdes të madh situatën, ndërkohë që në rast infektimi kjo do të sjellë të tjera masa, e po ashtu edhe panik te njerëzit.

Ditën e djeshme në Greqi u zbulua në Selanik një e infektuar me koronavirus, ndërkohë që ditën e sotme autoritetet helene konfirmuan edhe dy raste të tjera.

Pas dy rasteve në Selanik, u raportua gjatë ditës së sotme , një tjetër rast në Athinë. Bëhet fjalë për një grua 40 vjeçare, e cila po kurohet në spitalin e Atikas, në Athinë. Për shkak të virusit Greqia anuloi festat e karnavaleve në të gjithë vendin duke iu trembur rritjes së numrit të të prekurve. Të njëjtën gjë bëri edhe Italia, mjaft e prekur nga sëmundja e koronavirusit. Deri më tani ka shkuar në 14 numri i të vdekurve, ndërsa i të infektuarve mbi 300.

Të prekur me koronavirus ka edhe në Kroaci, ndërsa në mal të zi, ende nuk akt ë raportuar të sëmurë nga kjo sëmundje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.