Rama jep informacion për koronavirusin: Shqipërinë e ka prekur infodemia

Kryeministri Edi Rama ka dhënë informacion mbi situatën e koronavirusit në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, por sipas tij, më problem janë titujt e portaleve dhe qëndrimet politike të opozitës. Rama tha se jemi në situatë infodemike.

“Është një situatë që ka zënë në befasi gjithë botën, një virus përhapja e të cilit për fat të keq dhe kjo është e pashmangshme dhe problematike po shoqërohet me atë që OBSH e quan infodeminë, lajmet e pakonfirmuara, të rreme, që marrin dhenë dhe influencojnë mbi qëndrimin dhe sjelljen e konsumatorëve të lajmeve.Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme edhe Shqipërinë. Deri tani nuk kemi asnjë rast me koronavirus në vend. 17 raste të dyshuara për koronavirus në Shqipëri, pas testeve rezultuan negative. Kemi vendosur që të punojmë në heshtje. Koronavirusi është një sfidë globale, por ne do e përballojmë. Janë dyfishuar ekipet shëndetësore në pikat kufitare. Deri tani janë kontrolluar imtësisht 8200 persona. Kemi alokuar një fond 1 milion dollar, për një mbështetje për çdo nevojë”, tha Rama

Kreu i qeverisë tha se opozita po përpiqet haptazi për të hapur panik dhe për të desinformuar. Rama tregoi edhe vendet ku mund të ngrihet karantina.

Askund nuk ndodh që karantinat të ndërtohen nëpër male dhe pyje. Kjo është shpifje. Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, si karantinë, pasi sipas OBSH parashikon të gjitha kushtet e nevojshme. Edhe në QSUT ka dhoma izolimi në rast nevoje”.

Kryeministri bëri thirrje për qetësi, pasi nuk ka vend për panik. Kryeministri kërkoi menjanimin e mediave dhe orientimin vetëm nga informacioni zyrtar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.