Pas humbjes së babait, Enca reagon për herë të parë: E kam shumë të vështirë… (FOTO)

Të dielën që lamë pas këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka humbur babanë e saj. Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Fillimit Enca vendosi që të rrinte në heshtje e të mos bënte asnjë reagim në rrjetet sociale. Por mëngjesin e ditës së sotme, ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën në këto ditë të vështira.

“Faleminderit nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Si e keni kuptuar unë e kam shumë të vështirë të flas në “Instagram” për gjërat që i kam afër zemrës, ndaj po e lë me kaq”, shkruan këngëtarja.

Më pas ajo ka publikuar një pjesë nga kënga e saj e ndjerë “Balad” dhe fjalët ia dedikon të atit. “Nuk o si dje, Deti ke blu dhe qielli me re Flisnim për të ardhmen çfarë ndodhi me ne?”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.