Nga ‘testi i idiotit’ tek rritja e gjobave, ja ndryshimet drastike në Kodin Rrugor

Në Konferencën e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se në ndryshimet e reja në kodin e ri rrugor do të parashikohen masa të forta kundër përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim, sidomos të celularëve.

Kështu, masa administrative për drejtim të mjetit në gjendje të dehur shkon nga 5 mijë lekë në 15 mijë lekë të vjetra. Po ashtu në këto ndryshime parashikohet masa me gjobë ndaj drejtuesve të mjeteve që mbajnë telefon në dorë, me shifrën 5 mijë lekë gjobë, apo duke shkruar masazh, 15 mijë lekë. Ndërkohë, sjellja agresive të shoferëve ndaj drejtuesve të tjerë, gjoba varion nga 1 deri në 2 mijë leke dhe i hiqen 5 pikë nga patenta.

Ndërkohë më poshtë, në FOTO, keni disa nga propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.