“Nëse nuk funksionon SPAK, do shkojë në revolucion kjo punë”, Meta: Do përshkallëzoj veprimet!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar revolucion, nëse sipas tij, nuk do të funksionojë Prokuroria e Posaçme, për të zgjidhur ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha me tone të ashpra se më 2 mars do të dëgjojë popullin shqiptar. “Unë në shesh do t’i drejtohem popullit, do ta dëgjoj. Unë i shfrytëzova të gjitha mundësitë e mia.

Do të përshkallëzoj veprimet. Unë e kam të bindur se populli shqiptar e ka të qartë se tani është një betejë finale për të rivendosur rendin kushtetues, demokratik e llogaridhënës”, tha Meta.

Mentor Kikia: Thirrja për manifestim mban era revolucion

Ilir Meta: Po qe se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Po nuk funksionoi SPAK-u, revolucion. Revolucion për zbatimin e ligjit për zbatimin e kushtetutës. Ata do vinë për veten e tyre. Garanci kanë qytetarët për të drejtat e tyre?

Mentor Kikia: Ftesa për të rivendosur rendin kushtetues është që populli të marshojë në të gjitha mënyrat

Ilir Meta: Populli të tregojë në mënyrën më paqësore dhe evropiane. Ska lidhje kjo me ilir metën as me Edi Ramën mos e kthejmë në personale.

Mentor Kikia: Mund të përfundojë në protesta të dhunshme

Ilir Meta: Po të jetë nevoja për forcë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.