“Na çave…”/ Rita Lati “rreh” live në emision të bijën (FOTO)

Roza dhe Rita Lati ishin të ftuara mbrëmë në emisionin “Soiree” n Top Channel , për të treguar se pse deri më tani e kanë refuzuar që t’i drejtohen martesës.

Gjatë emisionit, Roza është pyetur se si e ëndërron propozimin ideal për martesë dhe ndërkohë që po tregonte e ëma ka ndërhyrë.

“Do të doja valët e detit, do të doja gjethet e palmave që pushpurisin. Do të doja shampanjë, shalqi, luleshtrydhe…”, po tregonte Roza ndërkohë që Rita e ka ndërprerë duke i thënë: “na çave trapin”. Me shaka, Rita ka nisur ta “godasë” të bijën, si për ta ndëshkuar.

Ky moment mes dyshes ka shkaktuar shumë të qeshura në studio dhe si gjithmonë nënë e bijë kanë arritur të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.