“Ministrja të tregojë atë që nuk e lë të japë…”, Ilir Meta zbardh dosjen e “Grushtit të Shtetit”

Ilir Meta e nis me tone të ashpra intervistën e tij në “Opinion”, duke tentuar që të mos merret me ministren e Drejtësisë, por me shkeljet ligjore që janë bërë prej saj.

Në një moment, Meta që kishte dërguar një dosje të plotë në emision foli gjerësisht për shkresat, vendimet, por edhe përcjelljen e shkresave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Ministrja të tregojë atë që nuk e lë të japë dorëheqjen, sepse shkeljet i ka të rënda dhe penalisht të dënueshme” – tha Meta.

Sipas Metës, në Fletoren Zyrtare nuk u botua vendimi i parë i KED, por i dyti i falsifikuar, duke akuzuar direkt ministren që ka të drejtë botimin e vendimeve.

“Zonja ministre është zonja falsifikatore” – tha Meta, duke iu referuar Etilda Gjonajt, që ka folur lidhur për pretendimet e Presidentit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.