Messi dhe Ronaldo largohen nga Europa? Beckham paralajmëron transferimin e bujshëm

David Beckham, bashkëpronar i klubit Inter Miami, ka paralajmëruar dy blerje të bujshme, edhe pse duket gati gati e pabesueshme për momentin.

Dy yjet e futbollit, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë shënjestra potenciale për Inter-Miamin, ka thënë Beckham, duke treguar për ambiciet globale që ka klubi. Por a do largohen nga Evropa, dy legjendat?

Deklaratat e ish-yllit të fubollit britanik, vijnë në një kohë kur Inter-Miami po pret debutimin e shumëpritur në ligën MLS të SHBA-së gjatë kësaj fundjave.

“Projekti” i Beckhamit më në fund do të dal në fushë të dielën, kur Inter-Miami të përballet me Los Angeles FC në Los Angeles në ndeshjen e parë të ligës MLS.

Ne vërtetë  në përbërjen që kemi, jemi shumë të lumtur me lojtarët që kemi, por natyrisht kemi folur edhe për mundësinë që të transferojmë emra të mëdhenj nga Evropa në qytetin tonë dhe do ta bëjmë këtë. Çdo skuadër në botë do të dëshironte Messin dhe Ronaldon në radhët e veta. Por, gjithmonë kemi folur edhe se jemi ndryshe nga klubet tjera, por jam i sigurt se çdo pronar thotë të njëjtën gjë. Këtë do të mundohemi ta bëjmë dhe nëse kemi mundësinë për të sjellë emra të mëdhenj atëherë do të ishte mrekulli. Kemi një grup të pronarëve që ka vizion dhe dëshiron të ketë sukses dhe ka shpirtin e garës që dëshiron të ketë lojtarët më të mirë”, ka thënë Beckham.

Klubi ka ambicie për të qenë një markë globale siç ishte Beckhami.

“Unë dua të krijoj një trashëgimi që fëmijët e mi mund të shohin pas 20 vjetëve dhe të thonë babai im ndërtoi këtë klub”, ka thënë Beckham.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.