Mafia e maskave të koronavirusit, 20 persona në hetim në Itali; shisnin maska 5 mijë euro (FOTO)

Në situata të fatkeqësive dhe panikut, nuk mungojnë ata që kërkojnë të nxjerrin fitim nga frika e njerëzve. Në Itali, ditët e fundit është regjistruar një shpërthim i rasteve me koronavirusin e ri duke e bërë atë vendin e tretë më të prekur në botë me 400 raste.

Kjo situatë padyshim që ka mbërthyer në frikë rajonin e Lombardisë, i cili është më i prekuri, si dhe pjesët e tjera. Njerëzit kanë rendur në supermarkete për tu furnizuar me ushqime por edhe në farmaci për tu pajisur me mjete parandaluese ndaj virusit si maska dhe desifektantë.

Por një episod i shëmtuar është regjstruar sot. Autoritetet financiare italiane kanë identifikuar dhe vendosur nën hetim mbi 20 vetë në në rajonet Liguria, Lombardi, Marche, Campania e Calabria të akuzar për mashtrim.

Ata tregtonin maska filtrante me simbolin “Claims” që sipas tyre garantonin mbrojtjen totale nga kronavirus. Çmimi i një maske të tillë ishte mbi 5 mijë euro, shkruajnë mediat fqinje.

Operacioni i Financës Italiane është shtrirë në të gjithë territorin italian duke sekuestruar maskera, filtrues ambienti, artikuj për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarjes etj që shiteshin me çmime spekulative.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.