Lajmi i fundit/ Makina del nga rruga, plagosen dy refugjatë sirianë

Një mjet që po transportonte 4 refugjatë të Lindjes ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në dalje të qytetit të Korçës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të patrullës së Policisë për të ndaluar duke humbur kontrollin.

Në mjet udhëtonin 4 refugjatë, 2 prej të cilëve janë transportuar në spital me plagë të lehta. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.