Koronavirusi/ Ndryshe nga Rama, Drejtori i Kadastrës Elion Semanaj jep alarmin tek vartësit (DOKUMENTI)

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga Koronavirusi, Drejtori i Kadastrës Elion Semanaj përmes një urdhri kërkon masa mbrojtjeje deri diku të një niveli ekstrem.

Top Channel disponon një shkresë të Drejtorit Semanaj drejtuar punonjësve të këtij institucioni, e cila vjen në një kohë, kur në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me këtë virus.

Në shkresën-urdhër me numrin 171 të datës 26 shkurt thuhet se “për marrjen e masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute përfshirë edhe COVID-19”, në zbatim të ligjit “Për shëndetin publik” shkruhet:

1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri.

2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve.

3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendshme të punës.

4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve.

5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm.

6-Urdhëri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave.

Ky është urdhëri i parë i kësaj natyre nga një drejtues institucioni që ka mundur të dalë jashtë një zyre shtetërore. Mbetet e paqartë nëse edhe drejtorë të tjerë të shërbimeve publike kanë të njëjtën ndjenjë frike si zoti Semanaj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.