Koronavirusi/ 17 persona i nënshtrohen analizave, ja rezultatet

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sërish sot se në vendin tonë nuk ka asnjë person të prekur nga koronavirusi.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini deklaroi se në kuadër të masave të marra për koronavirusin, janë vlerësuar 3500 raste të personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga ky virus. Ajo theksoi se 17 persona iu nënshtruan analizave dhe rezultuan negativë ndaj koronavirusit.

Sipas saj, në Rinas dhe në pikat e tjera hyrëse e dalëse te terrorit shqiptar, pasagjerët që hyjnë në Shqipëri po i nënshtrohen matjes së temperaturës.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë, por që nuk kanë shenja të këtij virusi, të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar. Ndërsa ata që shfaqin simptoma dyshuese, të telefonojnë pranë numrit 127.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.