Koronavirusi/ 12 të vdekur në Itali, ja çfarë po ndodh në vend (FOTO)

Italia numëron 12 viktima deri më tani si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë, mediat e vendit fqinjë njoftojnë se numri i të prekurve vijon të rritet dhe raportohet se janë mbi 456 të infektuar.

305 prej tyre janë në Lombardi, 71 në Venteto, 47 në Emilia-Romagna, 16 në Liguria, 3 në Piemonte, Lazio, Siçili, 2 në Toscana, 1 në Puglia dhe 1 në Bolzano.

Gjatë të mërkurës, numri i fluturimeve drejt veriut dhe verilindjes së Italisë ka rënë ndjeshëm, deri në 24% më pak krahasuar me të njëjtën datë të dy viteve më parë. Nga ana tjetër, British Airëays anuloi të gjitha fluturimet për në Milano deri në 11 mars.

Qyteti i Milanos, kryeqendra e rajonit të Lombardisë, është kthyer në një qytet gjysmë bosh. Në rrugët ku zakonisht qindra persona nxitojnë për të shkuar në punë, apo në sheshet kryesore, ku zakonisht të rinjtë kalojnë kohën e lirë, sheh më pak qarkullim.

Disa prej muzeve të qytetit janë mbyllur, sikurse edhe vendet e tjera të mbledhjes masive të njerëzve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.