Ka gjashtë muaj që nuk ka…/ Momenti i frikshëm kur Britney Spears thyen këmbën (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku tregon momentin e frikshëm kur ka thyer këmbën gjatë një kërcimi.

Krahas videos, 38-vjeçarja ka treguar për 23.6 milionë ndjekësit e saj se ka 6 muaj që nuk ka kërcyer. Në pamjet në fjalë Spears shfaqet e veshur sportive me pantallona të shkurtra të zeza dhe një crop top.

Në momentin e fundit shohim sesi këmba përthyhet dhe këngëtarja rrëzohet në dysheme nga dhimbja e tepërt. Madje ka edhe një zhurmë të frikshme që tregon se sa serioze është dëmtimi.

“Unë kam 6 muaj që nuk kam kërcyer!!!! Dhe po …. E di që jam këmbëzbathur… mos qeshni se e zotëroj më mirë skenën kështu!!!! PS, ju mund të dëgjoni kur kam thyer këmbën këtu 🙄🙄🙄… .. më falni është pak e zhurmshme !!!!!”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon që ka marrë miliona pëlqime dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.