I biri mungoi në varrim/ Me flamurin kuqezi, përcillet në varrezat e “Sharrës” Nexhmije Hoxha

Nexhmije Hoxha është përcjellë në banesën e fundit, me arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi.

Ceremonia mortore nga familja është mbajtur sot, ku ka qenë të pranishëm të afërm të familjes Hoxha dhe miq, por ka rënë në sy mungesa e djalit të vogël të saj Sokolit.

Kujtojmë se mes bashkëshortes së tij Liljana dhe Nexhmijes ka pasur përplasje dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë të shkëputura prej kohësh. Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dje në banesën e saj në Laprakë për shkaqe natyrale. Ajo do të varroset në varrezat e Sharrës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.