Haradinaj nervozohet me heqjen e taksës, tepër i ashpër me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, reagoi ashpër ndaj vendimit të qeverisë Kurti për të hequr taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Ishte Haradinaj që vendosi taksën 100%, për shkak të lobimit të Serbisë për mospranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, tha Haradinaj, pak pas deklaratës së kryeministrit Kurti.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.