Ekskluzive/ Berisha akuzon Ben Blushin, për pallatin e Aleksandër Frangajt tek Stadiumi “Dinamo” (Dokumenti)

Paraditen e sotme, një portal periferik, i njohur për gjobëvënie, publikoi një shkrim për disa apartamente të një familjari të Ben Blushit. Lajmi u shpërnda me porosi edhe nga portali i Berishës dhe Çim Pekës.

Përveç një fryrje të shumës dhe mashtrimit publik, ka një të detajë që nuk është publikuar.

Pallati ku akuzohet Blushi, është ndërtuar nga kompania “AN-NIK”, me pronarë Andon Dhima të 90% të aksioneve dhe Aleksandër Frangaj të 10 % të aksioneve.

Po përse është futur Sandri?

Sipas dokumentacionit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, administrator i kompanisë ndërtuese “AN-NIK”, Andon Dhima, i ka shitur në prill të vitit 2009, 10 % të pallatit, Aleksandër Frangajt, pronari i TV Klan, me vlerë 10 mijë lekë të reja. Burime për Gazetën SHQIP, bëjnë me dije se Frangaj është futur si aksioner pasi i ka dalë garant ndërtuesit se nuk “do ta shqetësojnë”.

Ishte fillimi i vitit 2009 kur pallati ishte drejt përfundimit. Në atë kohë Berisha kishte krahun e tij të djathtë Frangajn, të cilit i kish dhënë miliona euro reklama me fondet e shtetit. Nga ana tjetër Frangaj, herë vinte gjoba ndaj biznesit dhe herë dilte si garantor i pushtetit.

Në rastin e pallatit të ndërtuar nga firma AN-NIK, Frangaj ka dalë si garantor, se nuk do ta prekte askush nga institucionet e kontrollit të ndërtimit. Për këtë shërbim, Sandri i TV Klan përfiton 10 % të pallatit.

E konvertuar më sipërfaqe ndërtimi, burime të Gazetës SHQIP bëjnë me dije se Frangaj ka përfituar rreth 800 m2. Pra, e thënë ndryshe Berisha dhe Frangaj, i kanë vënë gjobë biznesit, përgjatë kohës që ata ishin në pushtet.

Tani lind pyetja, përse këto portale dhe Berisha nuk e përfshinë Aleksandër Frangajn si sekser të ndërtimit të këtij pallati?

Më poshtë dokumentat zyrtare:

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.