Dy veshja brenda një darke/ Gjithë shpinën jashtë dhe pa reçipeta, Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, nuk i ka lënë vend imagjiantës me veshjen e saj të mërkurën mbrëma, teksa u shfaq në një darkë në Hollywood.

29-vjeçarja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, kur u shfaq me një bluzë që i nxirrte jashtë gjithë kurrizin dhe i tregonte më shumë seç duhet nga gjoksi.

Gjithashtu mbante veshur edhe një fund të zi të gjatë lëkure me një të çarë, si dhe një palë çizme po të gjata e të zeza. Madje ylli botërore kishte vendosur që të bënte një ndryshim gjatë darkës, duke hequr fundin dhe veshur një palë pantallona lëkure.

Pantallonat kishte vendosur që t’i kombinonte me një palë sandale, ndërsa bluzën që nuk i linte vend imagjinatës nuk e ndërroi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.