Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Dokumentat/ Si i bleu Frangaj 800 m2 ndërtim tek stadiumi Dinamo, me 10 mijë lekë?!

Gazeta SHQIP denoncoi me fakte sesi Aleksandër Frangaj ishte bërë aksioner i pallatit të ndërtuar tek stadiumi "Dinamo", nëpërmjet influencës së përfituar nga Sali Berisha.

Bëhet fjalë për 10% të aksioneve që Frangaj i disponon në pallatin e ndërtuar nga kompania "AN-NIK", në vitet 2007-2009. Këto fakte nuk i publikoi as Sali Berisha dhe as portalet e tjera, pasi paguhen për të mbrojtur interesat e Aleksandër Frangajt dhe të familjes Berisha.

Ajo që të bën përshtypje është fakti sesi i bleu Frangaj 800 m2, për vetëm 10 mijë lekë të reja. Çmimi i tregut në këtë zonë, për vitin 2009 shkonte në 1500 euro/m2, ndërkohë Sandri i TV Klan e ka blerë për 800 lekë/m2.

Këtë e tregon qartësisht ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku Frangaj është bërë aksioner tek ky pallat, pasi ishte përfunduar ndërtimi.

Natyrisht, Sandri i TV Klan nuk i ka përfituar këto aksione për shkak të aftësisë së tij tregtare, por sepse ka dalë si garant tek ndërtuesi, për të "mos u prekur" nga institucionet. Pra, bëhet fjalë për vitin 2009, ku Berisha dhe Frangaj ishin në kulmin e bashkëpunimit, ku shkëmbënin para nëpërmjet reklamave, lejeve të ndërtimit dhe tenderave.

Dhe në atë kohë por edhe sot, Sandri njihej për shantazhet që i bënte biznesit duke i thënë se nga "pas kemi pushtetin". Mbase kjo mund të jetë edhe një nga arsyet, se përse Ambasada Ameriakane, i ka refuzuar vizën amerikan familjes Frangaj.

[gallery columns="1" ids="994572,994571,994573,994570"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore