“Do ma paguajnë…”, si i kërcënoi dy prokurorët e Antimafias Italiane “i forti” i Shijakut

Durim Keçi, është një person mjaft i njohur pë Drejtësinë dhe madje me lidhje politike, që shpesh janë diskutuar në deklaratat e kryetarëve të partive të ndryshme.

Mesditën e sotme emri i tij ridoli në skenë, pas vendimit të Operacionit Forca e Ligjit, vendim, që e detyron atë të plotësojë në harkun kohor të 48 orëve formularin e pasurisë.

E gjithë kjo për shkak se janë ngritur dyshime se pasuria e tij është vënë përmes aktivitetit kriminal. Shijakasi Durim Keçi i akuzuar si miku i politikanëve të majtë është liruar nga burgu në Shqipëri përmes një vendimi, që pati mjaft diskutime në radhët e trupës gjykuese.

Durim Keçi u ndalua në Durrës më 11 tetor të vitin 2011, ndërsa u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kryeopozitari Basha tregoi në atë kohë foto të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar fort se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej tek çadra e protestës së demokratëve.

Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës në Itali me Vendimin e datës 21 shkurt 2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

 

Në Itali konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare. Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajdini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha në gjuhën italianë: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!

Në vitin 2006 në Itali ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit me burg, lihet në detyrim paraqitje dhe pas kësaj arratiset. Gjatë kësaj kohet Durim Keçi jetonte në Shqipëri.

Por, të gjithë këto nuk i kanë shpëtuar syrit vëzhgues të OFL, e cila ka kërkuar prej tij të gjitha të dhënat për pasurinë. Më pas do të jetë SPAK, që do vendosë për kërkesë sekuestro në Gjykatë.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.