Dasma kthehet në mort/ Autobusi bie në lumë, 25 të vdekur

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën kur një autobus me të cilin po udhëtonin dasmorët, ra nga ura dhe përfundoi në një lum në pjesën perëndimore të Indisë.

Shoferi kishte humbur kontrollin mbi autobusin, pasi i kishte shpërthyer njëra gomë derisa po lëvizte nëpër autostradë.

Pesë personat e mbijetuar janë dërguar me urgjencë në spital, kurse aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kotes, rreth 500 kilometra në jug të New Delhi.

Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Indi. Çdo vit humbin jetë deri në 150 mijë persona.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.