“Burra që vrasin gra!/ Profesor Tupja, ka një zgjidhje për dhunën

“Burra që vrasin gra”! Kjo është tema që po diskutohet në Open në Top Channel. Profesori Edmond Tupja tha se shoqëria shqiptare është një shoqëri e dhunshme.

“Problemi qëndron tek shoqëria shqiptare. Shoqëria shqiptare është e dhunshme. Në fakt të gjitha shoqëritë janë të dhunshme. Kemi dhunë verbale në fjalorin tonë.

Dhuna fillon me ata që kur janë fëmijë. Unë them që shkolla nuk duhet të fokusohet shumë tek shkenca por tek edukimi”- tha Tupja.

Ndërsa ish-deputeja e Partisë Demokratike, Grida Duma shtroi në Open në Top Channel një problem të madh. Teksa po diskutohet për temën “Burra që vrasin gra”, Duma u shpreh se shoqëria shqiptare e ka humbur mendimin.

Jam dakord me profesorin, që ne në shkolla jemi fokusuar tek shkencat dhe jo tek edukimi. Prej vitesh edhe sot Filozofonë, Sociologjinë, Shkencat Humane i kemi konsideruar si llafollogji. Akoma sot i konsiderojmë si llafollogji, ndërsa bota po kthehet atje, tek edukimi.

Edhe teza që solli pastori është më se e drejtë. Modernizimi ka sjellë vetmi. Në shoqërinë moderne dhe postmoderne janë të vetmuara- tha Grida Duma.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.