Britania nuk gjen qetësi, një tjetër stuhi godet ishullin (FOTO)

Duke se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Denis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge. Erëra të forta dhe rrebesh shiu prej më shumë se dy ditësh kanë goditur Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raportimeve të medieve vendase era  ka kapur një shpejtësi 70 km për orë ndërsa në shuam zona janë shkaktuar dëme të mëdha.

Ndërkohë Agjencia e Mjedisit ka dhënë paralajmërimin për përmbytje. Banorët e Ironbridge në Shropshire për shkak të frikës nga përmbytjet pasi shirat e vazhdueshëm rritën nivelin e ujërave përreth.

Fotografitë e shkrepura nga ajri tregojnë situatën e rëndë në qytetin Ëorcester ku shumica e rrugëve është nën pushtetin e ujit. Lumi Severn arriti nivelin e tij më të lartë të 5.7 metra sot pas një nate tjetër shiu të fortë – me parashikime për më shumë rënie gjatë ditëve në vazhdim parashikohen përmbytje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.