“U arrestova se do shihja Nelson Mandelën”, Bidenit i del në shesh gënjeshtra

Stafi i tij i fushatës e pranoi se Joe Biden nuk është arrestuar në Afrikën e Jugut ndërsa përpiqej të takonte Nelson Mandelën. Pretendenti për kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale e kishte përsëritur vazhdimisht se ishte prangosur gjatë një udhëtimi atje në 1970-tën kur Afrika e Jugut ishte nën regjimin e Aparteidit.

Por një drejtues i fushatës së tij e pranoi përpara gazetarëve se Biden i referohej një episodi, gjatë të cilit atë vetëm sa e kishin “veçuar” nga kolegët e tij me ngjyrë në aeroport. Ish zëvendëspresidenti konsiderohet një favorit në garën e brendshme demokrate dhe pse anketimet tregojnë gjithashtu mundësinë që miliarderi Tom Steyer të avancojë në garën demokrate me një nivel mbështetjeje që ai ende nuk e ka parë.

Partia Demokrate do të emërojë zyrtarisht kandidatin e saj presidencial në një kongres në korrik. Republikanët do ta emërojnë kandidatin Trump në kongresin e tyre në gusht.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.