Thaçi nuk i përgjigjet Kurtit, takon Pompeon, ja çfarë biseduan!

Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka ende asnjë reagim lidhur me letrën e Albin Kurtit, i cili fliste për një marrëdhënie të fshehtë te Thacit me Nato-n dhe ngrinte çështjen e shkarkimit të tij. Thaçi vetë është pritur në Departamentin Amerikan nga shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Presidenti e tregoi përmes një mesazhi në Twitter se çfarë u fol në këtë takim. “Bashkëbisedim brilant dhe dakortësi e plotë për rrugën përpara”, ka shkruar ai. “SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera dhe do të vazhdojmë t`i thellojmë ato. Faleminderit Sekretarit Pompeo për përkushtimin në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen Euro-Atlantike.

Kosova është e bekuar me besim dhe partnership me SHBA-në”, shton ai. Më herët, Thaci u prit në takim nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David Norquist. Thaci tha se në këtë takim, zv.Sekretari i ka përcjellë angazhimin e Washingtonit për Ushtrinë e Kosovës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.