Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Një kineze në Tiranë alarmon urgjencën, përfundon me ambulancë në Sanatorium (VIDEO)

Një shtetase kineze është shoqëruar për në spitalin e Sanatoriumit. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, shihet se si kinezja që ndodhej në Don Bosko hipën në ambulancë. Sipas denoncimit, kinezja është sëmurur dhe për këtë arsye është shoqëruar me ambulancë.

“Një kineze ishte shumë keq dhe e morën me ambulancë tani te Zogu i Zi. Me sa mësuam po e dërgonin në Snatorium,”– shkruhet në denoncim.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë.

Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore