Liga e Evropës/ Kamberi titullar, Rangers eliminon Braga-n

Glasgow Rangers është skuadra e parë që kualifikohet në raundin e 1/8-ve të Ligës së Evropës. Skuadra skoceze fitoi edhe në sfidën e kthimit ndaj portugezëve të Bragas këtë herë 0-1 brenda në Portugali, me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Titullar për herë të parë me fanellën e Rangers, ishte edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Florian Kamberi i transferuar në merkaton e dimrit te skuadra e Gerrard në formë huazimi nga Hibernian. Kamberi kishte detyrën e vështirë të zëvendësonte dy sulmuesit kryesorë, kolumbianin Morleos që ishte i skualifikuar dhe veteranin Defoe që është i dëmtuar, me shqiptarin që e bëri siç duhet detyrën e tij ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Golin për Rangers e realizoi Kent pas asistit të Ianis Hagi në minutën e 61-të. Ky i fundit, në fundin e pjesës së parë humbi një 11-metërsh për skocezët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.