Koronavirusi/ Sa të rrezikuar jemi, zbulohet numri i shqiptarëve që ikin dhe vijnë nga Italia

Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizsjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit. Me Italinë realizohet rreth 33% e volumit tregtar, ndërsa përmes detit e ajrit qarkullojnë në total 3.3 milionë pasagjerë në vit, ose meaatarisht rreth 9 mijë persona në ditë (në verë fluksi ditor i pasagjerëve është më i larte).

Grupmalli më i importuar janë “tekstilet dhe këpucët”, me 25% të totalit që vjen nga Italia, e lidhur me faktin që një pjesë e tyre janë lëndë e parë dhe më pas rieksportohet e përpunuar. Industria telstile dhe e këpucëve është e lidhur ngushtë me shtetin fqinjë, pasi rreth 70% e eksporteve të këtij grupi kanë si destinacion Italisë.

Lëvizjet përmes ajrit, 1.7 milionë pasagjerë në vit, nga dhe drejt Italisë. Italia mbetet destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport.

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n, me rritje prej 1.8% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.

Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, me rritje të fortë prej 12% në raport me një vit më parë. I treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë (rritje 18%). Në fakt, të marra së bashku, për shkak të afërsisë, Milano po shënon trafikun kryesor në Itali, duke tërhequr dhe linjat e reja.

Destinacione të tjera italiane që kanë parë rritje të fortë ishin Venecia (22%), Xhenova (37%), Piza (17%), Bolonja (20%). Drejt disa qyteteve të tjera, si Brindizi, Trieste, Pescara nuk kishte lidhje me fluturime në 2019-n.

Në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019 (rritje 2%), duke përbërë 50% të trafikut gjithsej, nga 54% vitin e mëparshëm.

Sipas të dhënave të INSTAT, përmes detit, lëvizën në 2019-n rreth 1.6 milionë pasagjerë, ku fluksi fillon e rritet në maj, me 108 mijë pasagjerë, për të kulmuar në gusht me 450 mijë pasagjerë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.