Këngëtarja e famshme mbahet peng dhe përdhunohet për ditë me radhë (FOTO)

Duffy ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë.

Këngëtarja e famshme uellsiane shkroi: “Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur apo çfarë ka ndodhur me mua. E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”.

Duffy theksoi se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë për të shpjeguar gjithçka.

“Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem”, shkruan Duffy. Albumi i fundit i Duffy, “Endlessly”, është publikuar në vitin 2010.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.