Humbje e madhe në familjen e Encës, i ati i saj ndërron jetë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është duke kaluar ditët më të vështira në jetën e saj. Burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije ndarjen e parakohshme nga jeta të të atit të saj, Sokol Haxhia.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në një moshë të re ditën e dielë dhe nuk dihet ende shkaku i vdekjes.

Lidhur me lajmin e hidhur, Enca nuk ka reaguar ende, megjithatë një video që ka publikuar pak orë më parë në “Instagram” na rrëqethi mishin.

Ajo publikoi një pjesë të këngës “Ocean” të Karol G, e cila i dedikohet dikujt për të cilin do të kesh gjithmonë dashuri. Mesa duket, ky postim është një dedikim për të atin. Sokol Haxhia la pas bashkëshorten, Entelën, dhe dy vajzat.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.