Vrau 239 protestues, ndahet nga jeta ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, i cili sundoi për tre dekada vendet e Afrikës së Veriut.

Mubarak u rrëzua nga pushteti në vitin 2011, pas protestave masive, dhe ishte lideri i parë që u përball me gjyqin, pas kryengritjeve të pranverës arabe, që përfshiu rajonin.

Ai kaloi gjashtë vite në burg, pasi u përball me gjyqin në një mori çështjesh që nga korrupsioni deri në vrasjen e 239 protestuesve, revolta 18-ditore e të cilëve tronditi botën, shkruan The Mirror.

Mubarak u la i lirë në vitin 2017, pasi u pastrua nga akuzat përfundimtare ndaj tij për vrasje.

Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë pasi dy djemtë e tij u liruan nga tregtia e paligjshme e aksioneve gjatë shitjes së një banke katër vjet para kryengritjes së 2011, që i dha fund sundimit të tij autokratik 30-vjeçar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.