Ultimatumi i Serbisë dhe mundësia që nuk duhet humbur nga Kosova

Nga Edison Balla

 

Prej vitesh tashmë bisedimet Kosovë-Serbi që po ndërmjetësohen nga Brukseli nuk ja kanë dalë që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Kjo sepse të dyja palët kanë pretendime e kërkesa të ndryshme kundrejt njëra tjetrës, por edhe sepse thuajse asnjëri prej të dy shteteve nuk bën tërheqje në atë masë sa do t’u mundësonte atyre që të nënshkruanin një marrëveshje.

Por me kalimin e viteve që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës duhet thënë që ka pasur një “zbutje” në artikulimin politik të liderëve serbë.

Edhe pse të vendosur për të mos pranuar njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, drejtuesit e shtetit serb e kanë kuptuar tashmë që ky proces është vetëm çështje kohe dhe sado që të rezistojnë, e vetmja gjë që mund të bëjnë është të shtyjnë kohën e njohjes.

Kjo sepse tashmë duket ashiqare që për Serbinë është vendosur njëfarë ultimatumi nga faktori ndërkombëtar, konkretisht nga Bashkimi Evropian. Hapja e procesit për integrim evropian është e lidhur siç duket me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

“Dëshpërimin” për njohjen e detyruar të pavarësisë së Kosovës e ka shprehur disa herë edhe vetë kryeministri serb Vucic i cili ka thënë, se tashmë nuk mund të bëjmë asgjë për ta rimarrë sërish Kosovën.

Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit Perëndimor edhe populli serb thuajse në mënyrë unanime, ëndërrojnë prej vitesh që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian ndaj ata nuk mund të heqin dorë nga kjo ëndërr në këmbim të mosnjohjes së Kosovës. Ata tashmë e kanë kuptuar se ky është një çmim shumë i lartë që nuk kanë arsye ta paguajnë.

Ndërkohë nga ana tjetër ky është një moment shumë i mirë për shtetin dhe liderët e Kosovës, të cilët mund ta shfrytëzojnë pozitivisht këtë “bllokadë” që faktori i jashtëm i ka bërë Serbisë në procesin e integrimit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.