Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

PROFIL/ Kush është trafikanti me 10 emra që i shpëtoi policisë spanjolle dhe u arratis

Kreshnik Budlla, që më parë ka pasur edhe mbiemrin Farruku është një nga dy subjektet për të cilët njësia policore "Operacioni Forca e Ligjit" i kërkon të justifikojë pasurinë.

Patrullat e kësaj njësie i kanë dorëzuar formularin, kur brenda 48 orësh duhet të dorëzojnë të gjithë të dhënat, sipas pikave që kërkohen nga OFL dhe hetuesit e saj. Më tej, procedura është e qartë. Shkon në SPAK dhe kjo e fundit vendos sekuestrimin ose jo dhe përfundimisht vlerësimin e bën Gjykata.

Por, kush është Kreshnik Budlla nga Durrësi: Ai është arrestuar në Spanjë, si një i shumëkërkuar nga disa shtete së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit. Kreshniku u kap në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje në vitin 2014, teksa ishte arratisur më parë nga burgu.

Budlla akuzohet në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje. Në momentin e atëhershëm të arrestimit, atij i janë afruar agjentët. Ai është përpjekur që të shmanget, duke u prezantuar me një tjetër emër, por tentativa ka dështuar.

Sipas mediave spanjolle ai përdorte 10 emra të ndryshëm duke i shpëtuar drejtësisë. Ai akuzohet se drejtonte një organizatë kriminale ku në përbërje të saj ishin edhe shqiptarë të tjerë ndërsa vidhnin banesa dhe trafikonin kokainë, akuzë e artikuluar edhe nga vetë njësia OFL.

Kreshnik Budlla  dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut (Budlla) iu bë një atentat në Shqipëri. Ai  ishte në shoqërinë e kunatit të tij, dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e "Don Boskos", ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore