Përplasje e dhunshme në Greqi për kampet e refugjatëve, gjakosen kryebashkiaku dhe prifti (FOTO+VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit një përplasje e dhunshme ka ndodhur mes grekëve rezidentë në ishujt Kios dhe Lesvos për të kundërshtuar planin për kampe të tjera për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme.

Gjatë përplasjes madje pati dhe lëndime ku kryebashkiaku i Kiosit Stamatis Karmantzis dhe prifti dhe presidenti i Asamblesë të Klerit të Kiosit u dërguan në spital.

Banorët grekë të dy ishujve janë kundër politikës greke të Athinës për emigrantët pasi këto dy ishuj janë bërë baza të emigrantëve duke u mbipopulluar nga ata.

Policisë greke i është dashur që të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë 500 banorët e irrituar në Lesvos pasi u sulmuan me mjete të forta.

Greqia ka momentalisht një kamp refugjatësh në Lesvos i cili është projektuar për 3 mijë veta, por deri tani numri i të akomoduarve aty ka shkuar në 18 mijë. Për këtë arsye qeveria greke ka planifikuar të bëjë kampe të tjera në ishujt Lesvos, Kios, Samos, Kos dhe Leros.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.