Pa makijazh dhe shumë sportive, kështu nuk e keni parë asnjëherë aktoren bukuroshe (FOTO)

Ajo është një yll i vërtetë në vendlindjen e saj, India si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për aktoren e famshme, Priyanka Chopra, e cila bën një jetë luksoze.

37-vjeçarja është fotografuar të hënën në aeroport teksa po largohej nga Mumbai, ku gjatë fundjavës mori pjesë në “Blenders Pride Fashion Tour”.

Bukuroshja u shfaq e veshur e gjitha në të zeza dhe sportive, ku dukej se po përgatitej për një udhëtim të gjatë. Ajo që ra menjëherë në sy ishte se Priyanka nuk kishte bërë makijazh, e sërish dukej aq e bukur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.