Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Lufta në Siri/ Falë Turqisë, rebelët marrin qytetin

Rebelët sirianë të mbështetur nga ushtria turke kanë rimarrë nën kontroll qytetin e Nairab në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, duke zmbrapsur aty forcat e regjimit sirian, që gëzojnë përkrahjen e Moskës. Trupat e Assad-it po përpiqen ta vënë në kontroll rajonin e fundit të konsideruar fortesë e kryengritësve pas nëntë vitesh konflikti. Gati një milion sirianë janë shpërngulur nga luftimet e fundit. Turqia është përgjigjur duke dërguar mijëra trupa dhe pajisje në rajon, për të mbështetur rebelët që t'i rezistojnë ofensivës.

"Me ndihmën e miqve tanë turq, ne kemi rimarrë kontrollin mbi qytetin strategjik të Nairabit, pas dëbimit të milicive terroriste ruse", tha Yusef Hamoud, zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare Siriane. Një zyrtar turk e konfirmoi për Reuters, se ushtria turke kishte mbështetur sulmin e rebelëve, ndërsa theksoi se nuk ka pasur përleshje mes forcave turke dhe atyre ruse.

Dy javë më parë, ministria turke e mbrojtjes kishte njoftuar se forcat e qeverisë siriane braktisën shkurtimisht Nairabin, ndërsa rebelët e mbështetur nga Turqia  kishin përparuar në qytet. Por më pas, ishin detyruar të largohen nga zona. Që kur Turqia dërgoi forcat e saj në veri-perëndim të Sirisë për të ndaluar fushatën e Damaskut, kanë mbetur të vrarë 17 ushtarë turq. Luftimet kanë tensionuar lidhjet mes Turqisë dhe Rusisë, të cilat mbështesin palët kundërshtare në konflikt, por ndërkohë nuk duan që të shembet aleanca mes tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore