Lajmi i fundit/ Koronavirusi vjen në Ballkan, konfirmohet rasti i parë në Kroaci

Në Kroaci është konfirmuar rasti i parë me sëmundjen e koronavirusit të ri. Këtë e bëri të ditur kryeministri, Andrej Plenkovic, i cili saktësoi se i infektuari është një burrë i ri, gjendja e të cilit është stabile. Raportohet se personi është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” në Zagreb.

Austria diktoi dhe ajo dy rastet e para, që të dyja në provincën e Tirolit, e cila ndan kufirin me Italinë. Mbi 2.600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë në provincën kineze të Hubeit. Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000.

Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme.

OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por, sipas saj, vendet “duhet të jenë në fazën e përgatitjeve”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.