Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Kryekëshilltari për politikën e Jashtme në CDU-CSU: Të shqetësuar për median, pushtetet të ndara

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, pjesë e Bundestagut gjerman mendon se në Shqipëri nuk duhet luajtur me integritetin e Gjykatës Kushtetuese nëse synohet çelja e negociatave.

Atij iu akordua nga presidenti Ilir Meta titullin?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut?.

Gjatë fjalës së tij Falenski tha se një vend kandidat ka nevojë për një sistem demokratik me kontrolle dhe ekuilibra funksionues, ndërsa shtoi se të gjitha pushtetet në një dorë të vetme, në shumicën e rasteve, janë të rrezikshme.

?Është një nder i madh të marr këtë medalje të rëndësishme si këshilltar politik në një vend të huaj. Kjo dekoratë më dorëzohet këtu në Shqipëri. Vendi i huaj që është më afër zemrës time për shkak të njerëzve të mrekullueshëm që kam takuar këtu, me të cilët kam folur dhe me të cilët kam pasur privilegjin të punoj.

Në të njëjtën kohë, zoti President, ju po më jepni gjithashtu detyrën e madhe të vazhdoj punën time në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE, në mënyrë që vendi juaj të plotësojë kushtet për hapjen e fazës dhe kapitujve të parë të negociatave për zgjerimit. Por, kjo kërkon më shumë sundim të ligjit, por edhe më shumë, për shembull, liri të mediave.

Jemi të shqetësuar edhe për lirinë e mediave, e cila me miratimin e paketës së re po bën hapa prapa dhe duke krijuar një precedent shqetësues mbi përpjekjen për të neutralizuar zërat e medias. Bundestag-u po ndjek gjithashtu diskutimet për një paketë të re ligjesh që janë diskutuar gjerësisht këtu dhe disa dekrete të Presidentit që i konsiderojnë këto ligje si jokushtetuese.

Një vend kandidat ka nevojë për një sistem demokratik me kontrolle dhe ekuilibra funksionues. Të gjitha pushtetet në një dorë të vetme, në shumicën e rasteve, janë të rrezikshme për demokracinë dhe nuk ju afrojnë aspak më pranë Evropës. Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme të krijoni një sistem funksionues të kontrolleve dhe ekuilibrave këtu në vendin tuaj.

Kjo është ideja dhe bindja politike pas 9 kushteve të Bundestag-ut.  E para është: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm. Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me papërjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm.?, tha ai gjatë fjalës pas marrjes së titullit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore