Koronavirusi/ Rendohet situata në Itali, qytetarët boshatisin supermarketet (FOTO)

Shifrat e koronavirusit në Itali janë rritur, duke e çuar në 7 numrin e të vdekurve dhe 283 të infektuarve. 212 raste dhe 6 viktima në Lombardi; 38 raste dhe një vdekje në Veneto; 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili.

Ushtria ndërkohë arrin në pikat e kontrollit në zonën e kuqe të Lodigiano. Po ashtu ka rezultuar pozitive një grua nga Bergamo, në Palermo si edhe një mjek italian në Tenerife. Në hotelin në të cilin ai ndodhej, bashkë me të shoqen, janë vendosur në karantinë rreth 1 mijë persona dhe ushtria e forcat e rendit ndalojnë daljen e personave nga hoteli. Ndërkohë një tjetër italian në Kili duket se është prekur nga koronavirusi, pavarësisht se ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në media janë publikuar edhe pamje sesi janë boshatisur supermarketet në Itali.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.