Eksperti i Harvardit: Qetësohuni! Gripi sezonal shkakton më shumë vdekje se koronavirusi

Një studiues në universitetin mjekësor të Harvardit mendon se bota do të arrijë ta mundë virusin e ri, që sipas tij, nuk është më i rrezikshëm se gripi sezonal.

“Gripi sezonal është më i përhapur dhe shkakton më shumë vdekje se sa CODIV-19. Në shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, rreth 34 mijë amerikanë vdiqën si pasojë e gripi sezonal. Është një numër masiv, por duket se vëmendja më e madhe është tek COVID-10.

Kjo po ndodh për faktin se është një virus i ri dhe njerëzit janë më të predispozuar t’i frikësohen gjërave që nuk kuptojnë. Mendoj se duhet të qetësohemi dhe ta shohim gjithçka në perspektivë, të praktikojmë higjienë të mirë dhe të përdorim dezinfektantë. Do të vijë momenti që do të kalojë. Ne do ta kapërcejmë këtë situatë”, tha Kee Park, ekspert në Harvard.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.