E pabesueshme/ E moshuara u shpall e vdekur, u rikthye në jetë 10 orë më vonë (DETAJE+FOTO)

Një grua 83 vjeçare u kthye në jetë në Ukrainë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur. Lajmin e kanë bërë të ditur mjekët e një spitali në Ukrainë. E moshuara, Kesenia Didukh, u shpall e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin Stryzavshka javën që kaloi. Menjëherë familjarët e të moshuarës lajmëruan urgjencën mjekësore, të cilët sapo mbërritën e gjetën atë pa rrahje zemre.

Por mrekullia ndodhi dhjetë orë më vonë, në momentin që familjarët po bënin gati ceremoninë mortore, 83 vjeçarja filloi të shfaqë shenja jetë dhe u dërgua në spital ku dhe gjendja e saj filloi të përmirësohej.

Duke folur për eksperiencën e saj pranë vdekjes, Ksenia u shpreh se gjatë shkëputjes nga kjo jetë ajo pa mbretërinë e parajsës dhe babanë e saj të ndjerë duke e thirrur që t’i bashkohej.

“Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë. Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua”, u shpreh e moshuara.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.