A ka një konflikt të brendshëm Meta-Basha?

Aludimet për një marrëdhënie jo të mirë mes Bashës e Metës duhet thënë që kanë qenë të hershme e të pranishme, jo vetëm në rradhët e opinionit publik por edhe në analizat e opinionistëve politikë.

E ky konflikt mesa duket është bërë më i pranishëm që në momentin e marrjes së vendimeve mjaft delikate të opozitës së bashkuar, siç ishin ato për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit.

Vendime të cilat thuhet të jenë marrë pa një konsultim me Kreun e shtetit, ish kryetarin e LSI-së. Ndaj edhe kjo situatë flitet të ketë krijuar prishjen e marrëdhënieve mes të dy politikanëve.

Por ajo që duket sikur i dha njëfarë mohimi aludimeve për një konflikt të brendshëm mes Bashës e Metës ishte deklarata e ditëve të fundit të kreut të PD-së që do të mbështesë thirrjen e presidentit për “besëlidhjen” e 2 marsit.

Por kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulanat Balla, ka folur sërish sot për një konflikt politik mes Metës e Bashës për të cilin ka thënë se as ai dhe as partia e tij nuk i japin dot zgjidhje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.