Sulm seksual dhe përdhunim, Weinstein shpallet fajtor. Ja gratë që e denoncuan (FOTO)

Një gjykatë në Nju Jork e shpalli fajtor ish-producentin e filmave, Harvey Weinstein, për sulm seksual dhe përdhunim.Weinstein, 67 vjeç, dikur njëri nga producentët më të fuqishëm në Hollywood, u gjet fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe për përdhunimin e aktores Jessica Mann, më 2013.

Këto akuza bartin dënimin me burgim deri në 25 vjet. Seanca dëgjimore u caktua për datën 11 mars. Weinstein u lirua nga akuzat më të rënda, për sulme të përsëritura seksuale, që bartin dënim me burgim të përjetshëm.Gjykatësi James Burke urdhëroi që Weinstein të mbahet në paraburgim.

Akuzat kundër tij janë ngritur në maj të vitit 2018, pasi New York Times dhe Washington Post kanë publikuar njëkohësisht raporte në lidhje me dyshimet për sjelljen e tij të papërshtatshme seksuale.

Weinstein është liruar muajin pasues pasi ka paguar një kusht prej 1 milion dollarësh. Pretendimet kundër Weinsteinit kanë ndihmuar në formimin e lëvizjeve globale #MeToo dhe Times Up kundër sjelljeve të papërshtatshme seksuale.Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij, duke thënë se çdo marrëdhënie seksuale që ka pasur, ka qenë me pajtim. Në foto, gratë që e paditen.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.