Meta thirrje popullit: Nëse mendoni se nuk jam në rregull, rrini në shtëpi dhe duroni dhunën e Ramës

Presidenti Ilir Meta u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubimin e tij në 2 mars, pasi siç thotë ai qytetarët do tregojnë vullnetin e tyre. I ftuar sot në “5 pyetje” nga Ilir Babaramo, Meta tha se do jetë në fushën e betejës për të bërë paralajmërimin e fundit kundër atij që e quan grupin puçist.

Por ai më tej shtoi se nëse populli mendon se Presidenti nuk është në rregull, le të rrinë në shtëpi dhe të durtojnë shtypjen që u bëhet nga qeveria dhe më të shumta do jenë padrejtësitë.

“Qytetarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre. Presidenti do të tregojë vullnetin e tij. Presidenti po del në fushën e betejës për t’i bërë paralajmërimin e fundit grupit puçist. Populli shqiptar, në qoftë se është mirë dhe mendon se Presidenti nuk është rregull, le të vazhdojë të rrijë në shtëpi, të durojë çdo ditë thundrën e një pushteti shtypës. Edhe më të larta do t’i ketë taksat. Edhe më të shumta do të jenë padrejtësitë. Do të vdesin njerëzit, do të vrasin veten për 12 mijë lekë si ai tjetri apo të tjerët që nuk kanë paguar energjinë për aq apo për kaq muaj.

Apo tërë njerëz që dënohen për gjëra fare të vogla, por që duhet të dënohen në bazë të ligjit apo ministren me etikë të Drejtësisë se si flet për sukseset e reformës, ndërkohë që është në krye të një bande që falsifikon dhe bën shumë vepra penale për të rrëmbyer me vetëdije të plotë, se ia kërkon partia, Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ia rrëmben këtë kryetarit të shtetit, të cilit Kushtetuta ia ka dhënë në mënyrë të qartë atij dhe vetëm atij”, u shpreh Meta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.