Me tre aziatikë në shtëpi, Aleksandër Frangaj rrezikon karantinën nga koronavirusi

Pasi u njoftua për ndërtimin e një karantine në krah të Rolling Hills, aty ku jetojnë miliarderët e vendit, Gazeta SHQIP mëson se mes këtyre vilave jetojnë edhe disa kinezë.

Kohët e fundit, në Shqipëri është shfaqur në modë punësohen aziatikë, pasi kanë kosto më të ulët dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Ata punojnë si sanitarë, elektriçistë, kuzhunierë, dado ose si mirëmbajtes të lulishteve dhe paguhen nga këta njerëz të pasur.

Ne zbuluam, se edhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, ka tre aziatikë në shtëpi, të cilët pastrojnë vilën vanitoze të tij dhe merren me gjelbërimin.

Prania e aziatikëve (mund të jenë me origjinë tajlandezë ose kineze) në vilën e Frangajt, e ka ekspozuar shumë këtë komunitet ndaj rrezikut të koronavirusit. Të alarmuar, ata kërkojnë izolimin e menjëhershëm të tre aziatikëve dhe familjes Frangaj. Dhe meqë aty pranë po ndërtohet karantina, banorët e Rolling Hills bëjnë thirrje që të këta të dërgohen pa humbur kohë atje.

Disa burime thonë që Sandri është parë duke teshtirë, teksa po dilte nga vila e tij. Të tjerë e kanë parë me maskën në fytyrë. Nuk dihet nëse është prekur nga koronavirusi apo nga ndonjë grip stinor. Megjithatë, banorët insistojnë se ndaj Sandrit duhen marrë masa.

Nëse merret një vendim nga autoritetet shëndetësore, atëhere Aleksandër Frangaj bashkë me tre aziatikët, do të ishin pacientët e parë të karantinës që po ndërtohet në krah të Rolling Hills. Brenda karantinës mendohet se janë edhe shtretër të modeleve të ndryshme, nga ato më të thjeshtat e deri tek krevatet dopio për VIP-at si Sandri i TV Klanit.

Mos qoftë e thënë, por mirë do ishte që Frangaj të ishte në karantinë, sesa të jetë me virus nëpër këmbë, duke infektuar të tjerë.

*Shkrim satirik (i vërtetë është vetëm lajmi për hapjen e karantinës pranë Rolling Hills)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.