Legjenda e Hollivudit lë 80 milionë dollarë pasuri, ja çfarë ndodh

Legjenda e Hollivudit, Kirk Douglas ishte gjithmonë një burrë mjaft bamirës, ​​dhe kjo nuk mbaroi me vdekjen e tij në fillim të këtij muaji. Ikona e ekranit, i cili vdiq më 5 shkurt në moshën 103 vjeçare, la pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 80 milion dollarësh në fondacionin Douglas, fondacion bamirësie që ai themeloi gati gjashtë dekada më parë.

Fondacioni Douglas u krijua në vitin 1964 nga Douglas dhe gruaja e tij Anne Beydens Douglas, e cila shërben ende si administruese e besuar e fondacionit jofitimprurës.

“Qëllimi kryesor i Fondacionit Douglas është të ndihmojë ata që nuk mund të ndihmojnë ndryshe veten e tyre,”– thotë webfaqja e grupit.

“Fokusi kryesor i tij është përmirësimi i arsimit dhe shëndetit, nxitja e mirëqenies dhe më e rëndësishmja zhvillimi i mundësive të reja për fëmijën që e mbajnë të ardhmen tonë në duart e tyre,”– shkruhet më tej.

Douglas është i njohur për filmat klasikë si “Spartacus”, “Lust for Life” dhe “Ace in the Hole”, si dhe njihet gjithashtu si babai i aktorit të njohur Michael Douglas.  Është e paqartë kush do të marrë pjesën tjetër të parave të Kirk Douglas, rreth 10 milion dollarë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.