Lajmi i fundit/ Koronavirusi vret sërish, shënohet viktima e shtatë në Itali

Koronavirusi ka vrarë një tjetër person në Itali, duke e çuar në 7 numrin e viktimave, ndërsa 230 janë të infektuarit. Sipas mediave italiane viktima e shtatë është një 62-vjeçar.

Por ka edhe një lajm të mirë, një nga të sëmurët është shëruar. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të të infektuara, deri tani 172. Milano është zbrazur, shkollat janë mbyllur, trenat janë bosh.

Frika ndaj coronavirusit ka paralizuar jetën në veriun e Italisë. Deri më tani në Itali janë të prekura 7 rajone.

Në Milano janë mbyllur edhe shkollat, palestrat, muzetë, kinematë etj. “As në gusht trenat dhe metrotë nuk kanë qenë kaq të zbrazëta”, ka thënë një udhëtar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.