Koronavirusi, rezulton negativ rasti i dyshuar në Kosovë

Rezultoi negative dhe rasti i fundit i dyshuar me koronavirus në Kosovë. Bëhej fjalë për një grua rreth të 30-ve, e cila ishte kthyer pas disa ditë pushimesh në  Itali.

Ajo u paraqit mbrëmë në Klinikën Infektive me ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e acaruar. Por analizat e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik treguan se nuk është e prekura nga koronavirusi që po mbjell panik nëpër botë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sqaroi më herët se pacientja ishte futur menjëherë në karantinë. “Ajo nuk ka kaluar nëpër këto korridore”, u shpreh ai.

Ministri kujtoi se të shtunën ishin edhe dy raste që ngjallën frikën e koronavirusit, por ato rezultuan me grip të zakonshëm.

Çështja se këta individidë kishin qenë në Itali, dhe u paraqitën vullnetarisht për të bërë analizat e për të parë nëse ishin të infektuar. Rezultatet e tyre megjithatë, dolën negative.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.